Sport

Duhen afrime për të garuar –

Lacio ndali serinë e 11 fitoreve radhazi të Atalantës. Bergamaskët janë mjaftuar vetëm me një barazim 1-1 në “Olimpiko”. Madje edhe goli u shënua në minutën e 88 të takimit. Gasperini, në deklaratën e tij për mediat pas ndeshjes, ka ngritur shqetësimin për mungesë sulmuesish. Ai gjithashtu i ka dhënë mesazhin e qatë klubit se në janar pret përforcime.

“Atalanta nuk ka shumë lojtarë në sulm. Shikoni se çfarë kanë skuadrat e tjera. Në qershor kishim për qëllim që të ishim konkurues. Klubi e di që në janar duhet të përfundojmë atë që dështuam të bënim në gusht”, ka deklaruar Xhanpiero Gasperini./Sport Ekspres/

#Duhen #afrime #për #të #garuar
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button