Porosiste celularë online dhe kërcënonte korrierët me thikë, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, me akuzën e shkeljes së masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” si dhe atë të vjedhjes duke kanosur korrierët e shërbimit online me mjet prerës.
Gjatë operacionit policor të koduar “Porositësi”, mësohet se shtetasi me inicialet E. B., banues në Tiranë, bënte porosi online dhe sapo konstatonte mbërritjen e korrierëve, vidhte porosinë pa e paguar nën kërcënimin e thikës.
Në hetimet e kryera nga ana e policisë, rezulton se 32-vjeçari e ka përsëritur më herët të njëjtën vepër penale, saktësisht në datat 15, 21 dhe 27 Dhjetor të këtij viti, ndërsa janë dokumentuar dhe 3 rastet e vjedhjeve të kryera me dhunë prej tij.
Si rezultat i këtij operacioni, u sekuestrua dhe një celular i vjedhur në ditën e fundit kur 32-vjeçari kreu vjedhjen si dhe një shumë parash.
#Porosiste #celularë #online #dhe #kërcënonte #korrierët #thikë #arrestohet #32vjeçari
Java News