Aktualitet
Rama publikon pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Karaburunit

Kryeministri Edi Rama ndau sot në Facebook, pamje nga kodrat e mrekullueshme të Karaburunit. Në video shihen grupet e turistëve që kanë zgjedhur këtë fundjavë të eksplorojnë këto bukuri në Shqipëri.
I shpallur në vitin 2010 Park Kombëtar Detar, Karaburun-Sazani është i vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë.
I konsideruar si një nga destinacionet më të kërkuara të bregdetit shqiptar, Gadishulli i Karaburunit është thuajse tërësisht i paprekur, me një peizazh mbresëlënës të rrethuar tërësisht nga uji.
#Rama #publikon #pamjet #Turistët #në #kodrat #mrekullueshme #të #Karaburunit
Java News