Aktualitet
Sukses pas suksesi, ‘bomba’ e Granit Xhakës nominohet për golin e vitit në Bundesliga

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka po shijon suksese të mëdha tek skuadra e Bayer Leverkusen.
Ai është pjesë e futbollistëve të nominuar për golin e vitit në Bundesliga, duke garuar me super realizimin ndaj Borussia Monchengladbach, shkruan Sport.
Mesfushori shqiptar në vitin 2024 fitoi dy tituj me Bayer Leverkusenin, Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë.
Në këtë gjysmë-edicion, ai ka luajtur 15 ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka dhënë pesë asiste.
Këtu mund të votoni që goli i tij të shpallet më i miri – VOTO.
/ Sport/
#Sukses #pas #suksesi #bomba #Granit #Xhakës #nominohet #për #golin #vitit #në #Bundesliga
gazetablic.com