Sport

Kristiano Ronaldo kurorëzohet me trofe nga “Globe Soccer Awards”, portugezi thumbon ‘Topin e Artë’: Ishin të padrejtë –

Mbrëmjen e sotme është zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimeve nga “Globe Soccer”. Pjesëmarrës në këtë mbrëmje ishte edhe Kristiano Ronaldo, i cili është kurorëzuar si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave. Gjatë fjalimit të tij, portugezi ka thumbuar “Topin e Artë”, duke kritikuar vendimin e tyre për t’ia dhënë trofeun Rodrit dhe jo Viniciusit.

“Vinicius Xhuniori duhet ta kishte fituar trofeun, për mendimin tim kjo ishte e qartë. Ishte e padrejtë. Ja përse e dua “Globe Soccer Awards”. Ata janë të ndershëm”, ka thënë ndër të tjera Kristiano Ronaldo./Sport Ekspres/

#Kristiano #Ronaldo #kurorëzohet #trofe #nga #Globe #Soccer #Awards #portugezi #thumbon #Topin #Artë #Ishin #të #padrejtë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button