E di i pari se ku duhet të përmirësohet… –

Calhanoglu ka dhënë një intervistë në mediat italiane ku ka folur për shumë tema sa i përket Interit. Gjithashtu mesfushori është pyetur nga ana e gazetarëve edhe sa i përket lojtarit shqiptar që ndodhet si zëvendësuesi i tij, Kristjan Asllani. Raporti mes të dy futbollistëve është mjaft i mirë, ndërsa Calhanoglu tregoi edhe njëherë tjetër respektin që ka për Asllanin, por njëkohësisht edhe këshillat për t’u përmirësuar.
“Kristjan Asllani duhet të ketë sukses. Për mau është si një vëlla i vogël, po e ndihmoj dhe dua të them që më dëgjon shumë. Sigurisht që ka disa cilësi shuëm të mira, por duhet të përmirësohet dhe ai është i pari që e di. Gjithashtu nëse luan për Inter, gjithmonë duhet të dëshmosh diçka dhe ne jemi këtu për ta ndihmuar atë”, tha Calhanoglu. /Sport Ekspres/
#pari #duhet #të #përmirësohet..
SportExpress