Aktualitet
Balluku inspekton Lotin 5, Unaza e Madhe dorëzohet më 31 dhjetor

Vetëm pak ditë nga vënia në funksion e Unazës së Madhe të Tiranës, zv.kryeministrja Belinda Balluku inspektoi punimet në “Lotin 5” të kësaj vepre infrastrukturore, e cila do të sjellë një impakt të konsiderueshëm në shërbim të qytetarëve, por edhe vizitorëve në kryeqytet.
Balluku vuri theksin tek puna e bërë sa i përket zgjidhjes së problematikave gjeologjike në terrenin ku është ndërtuar ky projekt.
Balluku gjithashtu theksoi se vënia në funksion e kësaj vepre po sjell një ndikim të konsiderueshëm në vlerën e pronës në zonat periferike të kryeqytetit.
#Balluku #inspekton #Lotin #Unaza #Madhe #dorëzohet #më #dhjetor
Java News