Aktualitet

Rutte pas takimit me Kurtin: Kemi shprehur brengat tona për tensionet në veri të Kosovës

Kryeministri Kosovës Albin Kurti ka pritur në takim Kryeministrin e Holandës Mark Rutte dhe Kryeministrin e Luksemburgut Xavier Bettel.

Pas takimit ata kanë mbajtur një konferencë për media, ku Kryeministri holandez, Mark Rutte, ka bërë të ditur se ka shprehur brengat e tij lidhur me tensionet në veri të Kosovës

“Stabiliteti rajonal është proces tejet i rëndësishëm. Sot i kemi shprehur brengat tona për ngritjen e tensioneve, Holanda dhe Luksemburgu kërkojnë të normalizohen raportet ndërmjet dy shteteve”, ka thënë Rutte.

Më tej ai ka shtuar se dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm për integrim në Bashkimin Evropian.

/a.r

#Rutte #pas #takimit #Kurtin #Kemi #shprehur #brengat #tona #për #tensionet #në #veri #të #Kosovës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button