Shqetësim mbetet forcimi i lekut ndaj euros/ Ministrja Ibrahimaj tregon shkaqet

2.72% ka qenë rritja ekonomike për tremujorin e parë të vitit 2023. Kështu u shpreh ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, në një konferencë për mediat.
Sakaq shtoi se shqetësim për ministrinë e Financave mbetet dhe forcimi i lekut karshi euros.
Ndërkohë shtoi se ka patur një ecuri mjaft pozitive në sektorin e turizmit për vitin 2023.
Për tre mujorin e parë të vitit 2023, rritja ekonomike në vend ishte me 2.72%. Ishte një rritje mesatare. Rezultoi që rritja 2.7% ishte me e lartë se Maqedonia e Veriut e se Serbia. Mesatarja e rritjes së vendeve të BE-së ishte 1%.
Të dhënat e turizmit, ka pasur një rritje me 7.2%. sa i takon 5 mujorit tregon për një ecuri mjaft pozitive për vitin 2023. Ka qenë me performancën më të lartë historike. Në 5 mujorin e parë numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri është rritur me 42%, rreth 700 mijë më shumë se vitin e kaluar. Turizmi ka filluar të jetë një dukuri e shpërndarë gjatë gjithë vitit. Presim që turizmi të vijojë që të ketë një performancë pozitivë.
#Shqetësim #mbetet #forcimi #lekut #ndaj #euros #Ministrja #Ibrahimaj #tregon #shkaqet
Lapsi