Aktualitet
Problemet me energji, Rizvanolli takon sot përfaqësues nga KOSTT e KEDS

Ditëve të fundit Kosova është përballur me probleme të furnizimit me energji elektrike, për shkak të mbingarkesës në rrjetit.
Ministria e Ekonomisë dhe KOSTT, kanë ftuar qytetarët e Kosovës për kursim të energjisë elektrike, pasi ngarkesa ka arritur nivele rekord.
Lidhur me këtë gjatë ditës së sotme Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të zhvillojë takim me përfaqësues të Operator Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe të Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).
Ministria e Ekonomisë, njofton se pas takimit që pritet të mbahet rreth orës 09:30 do të ketë prononcime për media para ndërtesës së KEDS, njoftoi.
#Problemet #energji #Rizvanolli #takon #sot #përfaqësues #nga #KOSTT #KEDS
gazetablic.com