Sassuolo më në fund është gati ta shesë Berardin

Drejtori ekzekutiv i Sassuolo-s, Giovanni Carnevali, ka zbuluar se Juventus dhe Atalanta janë përpjekur të nënshkruajnë me Domenico Berardin në të kaluarën, por klubi vetëm tani janë gati për të negociuar.
30-vjeçari u rikthye në aksion pasi mungoi prej muajsh për shkak të një dëmtimi në tendinën e Akilit. Prania e Berardit u ndje menjëherë në Serinë B, pasi ai dha nëntë asistime dhe tre gola në 10 ndeshje, duke ndihmuar skuadrën e tij të ngjitet në krye të tabelës.
“Sot gjëja më e rëndësishme për ne dhe për djalin është që ai të luajë sërish pas dëmtimit të tij dhe mbi të gjitha që po kthehet në një nivel të lartë”, tha drejtori i Sassuolo, cituar nga Calciomercato.com.
“Çfarë do të ndodhë, do ta shohim së bashku. Deri më sot, nuk ka pasur asnjë kërkesë nga asnjë klub”, shtoi ai.
/ Sport
#Sassuolo #më #në #fund #është #gati #shesë #Berardin
gazetablic.com