Me fasule dhe sallatë me ullinj, ironizon Korreshi: Natë e lodhshme në komisariat, ja si e prita procedimin nga policia

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka treguar në mënyrën e tij se si e ka pritur procedimin penal nga policia për pjesëmarrjen në protestën e djeshme të opozitës.
Korreshi ka ndarë një foto ku shfaqet teksa konsumon drekën në shtëpinë e tij, një pjatë me fasule dhe sallatë me ullinj.
“Pas një nate të lodhshme në komisariat si e presim lajmin e procedimit”, u shpreh Korreshi, i cili ka qëndruar në komisariat për të ndihmuar me lirimin e protestuesve të ndaluar nga policia.
Korreshi së bashku me dhjetëra deputetë dhe përfaqësues të opozitës janë proceduar nga policia e Tiranës pas protestës së djeshme me bllokimin e rrugëve në kryeqytet.
#fasule #dhe #sallatë #ullinj #ironizon #Korreshi #Natë #lodhshme #në #komisariat #prita #procedimin #nga #policia
Java News