DETAJE / Tritoli me dron në apartamentin e marrë me qira, flet pronari dhe objektivi

Pas ngjarjes së ndodhur në Tiranë ku përmes një droni u hodh lëndë plasëse në banesën e marrë me qira nga shtetasja E. A, bashkëjetuese e Bernard Sinomatit, policia ka referuar dosjen në prokurorinë e kryeqytetit për ta hetuar për shkatërrim prone me eksploziv.
Burime pranë prokurorisë konfirmojnë se janë marrë në pyetje pronarët e banesës që kanë thënë e dhamë me qira shtëpinë përmes një agjencie, bën me dije gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
“Kontratën e kemi lidhur në korrik 2024 dhe banesën tonë e ka marre me qira një çift. Nuk dimë asgjë për ta dhe nëse kanë apo jo probleme”, ka deklarua ata.
Ndërkohë grupi i hetimit ka kërkuar të marrë dëshminë e shtetases E.A e cila është nga Korça.
“Jam jashtë Shqipërisë”, ka thënë gruaja, ndërkohë që i është përcjellë kërkesë për të pyetur edhe Bernard Sinomatit në shtëpinë e tij në Vlorë. Ai nuk është përgjigjur ende bënë me dije burimet e sigurta.
#DETAJE #Tritoli #dron #në #apartamentin #marrë #qira #flet #pronari #dhe #objektivi
Java News