Krasniqi: Rinia, ambasadore e mesazhit tonë se “Kosova mundet ma mirë”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se të rinjët e kësaj partie janë të mobilizuar e të vendosur dhe me plot energji për fitoren e partisë dhe të kandidatit të tyre për kryeministër, Bedri Hamza.
“Atmosferë madhështore në mesin e qindra vajzave e djemve të Rinisë Demokratike të Kosovës, të mobilizuar, të vendosur dhe plot energji për fitoren e madhe të PDK-së dhe kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, më 9 shkurt”, shkroi Krasniqi në Facebook.
Krasniqi thotë se rinia Demokratike e Kosovës ka qenë gjithmonë djepi i ëndrrave, ideve dhe guximit; është shpirti i vizionit tonë transformues dhe besimit se Kosova mundet ma mirë.
“Të rinjtë e të rejat e Kosovës janë arkitektët e zhvillimit dhe bartësit e shpresës për të ardhmen që duam të gjithë. Andaj, me ta bashkë do ta bëjmë Kosovën që e duam për të gjithë!”, përfundoi ai.
Postimi i plotë:
#Krasniqi #Rinia #ambasadore #mesazhit #tonë #Kosova #mundet #mirë
gazetablic.com