Vrasja në Krujë/ I kishte shpëtuar dy atentateve, Gentjan Bejtja dyshohet se ishte objektivi

Dyshohet se objektiv i atentatit të një nate më parë në Krujë ka qenë pronari i banesës, Gentjan Bejtja, por që ky i fundit u ka shpëtuar plumbave.
Bejtja i ka shpëtuar edhe më parë atentatit, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur.
Ai i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë ku edhe në atë kohë u dëmtua.
Gentjan Bejtja rezulton person me precedent penal të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë.
Ai është hetuar edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013.
/a.r
#Vrasja #në #Krujë #kishte #shpëtuar #atentateve #Gentjan #Bejtja #dyshohet #ishte #objektivi