Aktualitet

Moti sot, vranët dhe me reshje shiu e bore

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja do të mbizotërojë mot i vranët dhe pa reshje.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1 deri në 2 gradë Celsius.

Temperaturat edhe në ditët në vijim do të jenë të ulëta, me erëra mesatare deri të fuqishme, kryesisht nga verilindja dhe juglindja. Gjatë ditës sot do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi 1-7 m/s.



#Moti #sot #vranët #dhe #reshje #shiu #bore
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button