Aktualitet

Humbi ndjenjat në protestë, Hila: Gjekmarkaj një prej politikanëve më civilë. Nëse policia ka ushtruar dhunë, atëherë…

Analisti Dritan Hila në emisionin “Open” në Neës24 duke komentuar situatën e ndodhur në protestën e PD-së, ku nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, humbi ndjenjat, tha se i uronte të kalonte sa më shpejt këtë gjendje në aspektin shëndetësor.

Hila tha se Gjekmarkaj është nga figurat politike më të civilizuara dhe nëse policia ka ushtruar dhunë atëherë kemi të bëjmë me veprime që tejkalojnë veprimet, janë reagime joproporcionale.

“Nuk është nga ata politikanë që ushtrojnë dhunë, dhe e konsideroj të tepërt që policia të ushtrojë dhunë ndaj tij. Gjekmarkaj ka një raport të drejtë me të vërtetën dhe mendoj se ai do të na e thotë se ccfarë ka ndodhur”, tha Hila.

#Humbi #ndjenjat #në #protestë #Hila #Gjekmarkaj #një #prej #politikanëve #më #civilë #Nëse #policia #ushtruar #dhunë #atëherë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button