Ilir Meta i ekzaltuar nga burgu për “mosbindjen civile”: Një ditë e jashtëzakonshme

Ilir Meta, ka reaguar nga burgu lidhur me protestën e mbajtur nga opozita ditën e sotme në Tiranë, duke e cilësuar si një ditë të jashtëzakonshme për shqiptarët.
“Një ditë e jashtëzakonshme për shqiptarët! Mirënjohje qytetarëve zemërluanë dhe të pamposhtur që e shndërruan sonte Mosbindjen Civile në uraganin e Lirisë për Tiranën dhe të gjithë Shqipërinë.
Dhuna kriminale e narkopolicisë ndaj drejtuesve të opozitës dhe qytetarëve paqësorë, rrëmbimet e tyre banditeske dhe arrestimet e paligjshme janë tregues i panikut të Edi Ramës që po jep shpirt, por edhe i fundit të Narkoregjimit që po rrokulliset me shpejtësi drejt fundit të pashmangshëm.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe raprezaljet policore dhe u kujtoj të gjithë banditëve me uniformë që shkelin ligjin për llogari të Edi Ramës se do ta kenë personale me opozitën.
Mosbindja civile dhe protestat e fuqishme nuk do të ndalen!
Fitorja është e opozitës dhe e të gjithë shqiptarëve të ndershëm e patriotë”, shkruan ai.
#Ilir #Meta #ekzaltuar #nga #burgu #për #mosbindjen #civile #Një #ditë #jashtëzakonshme
Java News