Aktualitet
Reshje intensive me shtrëngata, parashikimi i motit për ditën e sotme. Qarqet më të rrezikuara

Ditën e sotme, reshje intensive deri shumë intensive do të përfshijnë qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës dhe Dibër, ndërsa në zonat e tjera reshjet do të jenë mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata.
Në lartësitë mbi 400 m në Veri, Lindje dhe Juglindje reshjet do të jenë në formë dëbore, duke shkaktuar ngrica dhe vështirësi në transport.
Bashkëpunimi dhe veprimi i shpejtë janë thelbësore për të minimizuar pasojat dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
#Reshje #intensive #shtrëngata #parashikimi #motit #për #ditën #sotme #Qarqet #më #të #rrezikuara
Java News