Aktualitet
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot shënon 35-vjetorin e themelimit të saj.
LDK u themelua nga Ibrahim Rugova dhe figura të tjera të shquara të asaj kohe, duke luajtur një rol të rëndësishëm në historinë politike dhe demokratike të Kosovës.
Me rastin e 35 vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari, Lumir Abdixhiku me struktura të partisë, sot në orën 10:30 bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, ndërsa nga ora 18:00, organizohet manifestimi solemn, në nder të kësaj dite.
#LDK #shënon #35vjetorin #themelimit
gazetablic.com