Aktualitet
Një shumë parash dhe disa dokumente, policia i dorëzon qytetarit portofolin e humbur

Punonjësit e Policisë së Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën dhe i dorëzuan qytetarit portofolin e humbur, i cili përmbante një shumë parash dhe disa dokumente identifikimi.
Gjatë patrullimit në bulevardin “Republika”, punonjësit e Policisë gjetën portofolin dhe, përmes komunikimit në rrjetet sociale, mundësuan kthimin e tij te qytetari që e kishte humbur.
Qytetari falënderoi Policinë për ndihmën dhe korrektësinë e treguar.
#Një #shumë #parash #dhe #disa #dokumente #policia #dorëzon #qytetarit #portofolin #humbur
Java News