Tech
Sherr brenda familjes në Vlorë, 40-vjeçari godet me thikë kunatin e tij

Një sherr brenda familjes në qytetin e Vlorës ka përfunduar me një të plagosur.
40-vjeçari me iniciale G.K. ka goditur me thikë në këmbë kunatin e tij, Rigert Dine, 30 vjeç duke e lënë të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji” rreth orës 13:20, i plagosuri ndodhet në Spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar nga policia. Dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/f.stafa
#Sherr #brenda #familjes #në #Vlorë #40vjeçari #godet #thikë #kunatin #tij