Zgjedhjet 2025/ Kreu i PL në qeli, Xhixho: Meta komunikon me Berishën! Marrëdhëniet mes dy partive…

Nënpresidentja e PL-së, Erisa Xhixho, është shprehur se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, po mbahet në izolim ekstrem, vetëm për efektin elektoral që ai krijon, para zgjedhjeve të 11 majit 2025.
Komentet Xhixho i bëri në ‘Ditari me gazetarin Erion Dushi’ në A2 CNN, ku tha se megjithëse në burg, Meta mban kontakte me kryedemokratin Sali Berisha dhe sekretarin e përgjithshëm të PL-së, Tedi Blushi, për organizimin e aksionit politik.
“Meta po mbahet në izolim ekstrem, sepse jemi në vit elektoral dhe ai mbahet në burgim për efektin elektoral që ai krijon. Marrëdhëniet me Berishën i ruan Presidenti i PL-së, Ilir Meta.
Patjetër ai është në kontakt me Berishën, qoftë edhe sekretari i përgjithshëm gjithashtu mban kontaktet me PD, ne në Parlament mbajmë kontaktet me deputetët e PD. Kështu që Meta është vetë në rakordim me të gjithë, jo vetëm me drejtimin e partisë, por edhe të koalicionit”, tha Xhixho.
#Zgjedhjet #Kreu #në #qeli #Xhixho #Meta #komunikon #Berishën #Marrëdhëniet #mes #partive..
Java News