Aktualitet

11 të vdekur dhe 80 të plagosur nga sulmi në Magdeburg, Scholz: Qëndrojmë në krah të familjeve të viktimave

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg të Gjermanisë.

Autoritetet e kanë quajtur atë një akt terrorizmi.

Të dhënat e para flasin për të paktën 11 të vdekur  dhe  80 të plagosur, shumë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Bild raporton se shoferi u arrestua menjëherë pas sulmit. Për momentin nuk dihet asgjë për identitetin apo motivet e tij.

Zona është e rrethuar nga forca të shumta policie.

Ekipet e shpëtimit kanë ngritur çadra në treg për t’i dhënë ndihmën e parë të lënduarve.

Dëshmitarët okularë, sipas gazetës gjermane, thonë se makina, tip BMW e zezë, është përplasur në orën 19:04 të së premtes në turmën në sheshin para bashkisë.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka reaguar pak minuta pas sulmit përmes një postim në rrjetin social X.

“Ngushëllimet për familjen e viktimës dhe shërim sa më të shpejtë të lënduarve.

Ne do qëndrojmë në krah të tyre dhe në krah të të gjithë banorëve të Magdeburgut.

Falënderoj gjithashtu shërbimet e urgjencës në këto orë të vështira”, shkruan Scholz në një postim në X.

#të #vdekur #dhe #të #plagosur #nga #sulmi #në #Magdeburg #Scholz #Qëndrojmë #në #krah #të #familjeve #të #viktimave
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button