Sport
Ilir Daja nderohet me çmimin trajneri më i mirë për vitin 2024 në Kosovë, e fiton për të tretin vit radhazi –

Ilir Daja ka dominuar futbollin e Kosovës në vitet e fundit, duke arritur suksese historike me klubin Ballkani. Megjithëse tashmë është pjesë e Dinamos, puna e kryer këtë vit me skuadrën nga Theranda është vlerësuar nga FFK-ja. Federata e Futbollit të Kosovës ka zhvilluar sot ceremoninë “Laureatët 2024”, ku ka përzgjedhur më të mirët e futbollit dardan.
Çmimi i trajnerit më të mirë të vitit ka shkuar sërish për Ilir Dajën. Ky i fundit e fiton këtë çmim për të tretin vit radhazi. Një dëshmi e pastër e punës së jashtëzakonshme dhe të gjurmës që ka lënë në kampionatin e Kosovës./Sport Ekspres/
#Ilir #Daja #nderohet #çmimin #trajneri #më #mirë #për #vitin #në #Kosovë #fiton #për #të #tretin #vit #radhazi
SportExpress