Life Style

“Parashqevi Simakun nuk e larguan, u largua vetë”, Liljana Kondakçi: Edhe pse i mungoi prej vitesh popullit shqiptar…

Këngëtarja e njohur Liljana Kondakçi, ka komentuar lajmin e bujshëm të ditëve të fundit për gjetjen e Parashqevi Simakut të pastrehe në Amerikë.

Kondakçi u shpreh se ishte tronditur kur kishte marrë merr lajmin, ndërsa shtoi se e ka njohur si një vajzë pa fjalë dhe me një vullnet shumë të madh.

“E kam përjetuar shumë keq, nuk kam shumë kujtime më të, por për aq sa e kam njohur, ka qenë një vajzë pa fjalë, me një vullnet shumë të madh. Një këngëtare shumë e mirë”, tha ajo.

Ndër të tjera ajo u shpreh se Parashqevia edhe pse u largua nga Shqipëria la gjurmë dhe populli e donte shumë.

“Atë nuk e larguan, u largua vetë. Parashqevia la gjurmë në skenën shqiptare. Siç e shikoni ajo aq shumë gjurmë ka lënë, saqë pa qenë fare këtu, ka vëmendjen e njerëzve.

Pavarësisht se i mungoi popullit shqiptar prej vitesh, ajo ishte shumë e dashur”, theksoi Kondakçi.

“Më vjen mirë që po ndihmohet dhe shumë shpejt ta shohim në skenë. Gjatë kohës që ishte këtu kishte shumë sukses dhe u largua më pas.

Është e drejta e saj se çdo bënte me jetën e saj. Siç e shikoni ajo e ka vendin e saj këtu edhe pa qenë fare këtu, ka lënë gjurmë.

Brezi jonë ka dhënë maksimumin, janë respektuar akoma dhe respektohemi akoma. Nuk mund them themi për Parashqevinë që iku dhe i mungoi skenës kaq vite”, tha ajo.

#Parashqevi #Simakun #nuk #larguan #largua #vetë #Liljana #Kondakçi #Edhe #pse #mungoi #prej #vitesh #popullit #shqiptar..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button