Aktualitet

Bombardimi i Ambasadës shqiptare në Kiev, reagon Ministria e Jashtme ukrainase

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, ka vizituar zonën e bombarduar në kryeqytetin ukrainas, ku ndodhej edhe Ambasada shqiptare, e cila pësoi dëmtime të shumta.

Ministria e Jashtme e Ukrainës thotë se gjashtë ambasada të ndryshme janë dëmtuar nga sulmi raketor i Rusisë në Kiev këtë mëngjes.

Sipas mediave të huaja, raketat goditën kryeqytetin në orën 7 të mëngjesit, duke vrarë një person dhe duke plagosur 12 të tjerë, njoftuan autoritetet lokale.

Ambasadat e Shqipërisë, Argjentinës, Palestinës, Maqedonisë së Veriut, Portugalisë dhe Malit të Zi ndodhen në një ndërtesë të dëmtuar rëndë nga sulmi rus.

“Në ambientet e ambasadave janë dëmtuar dritaret, dyert dhe tavani. Ky është një sulm absolutisht barbar nga Rusia ndaj institucioneve diplomatike,” tha zëdhënësi Heorhii Tykhyi.

Nuk u raportua për viktima në mesin e stafit diplomatik, por sulmet rrezikuan seriozisht jetët e tyre, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se më herët Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dënoi sulmet, duke i quajtur ato brutale.

#Bombardimi #Ambasadës #shqiptare #në #Kiev #reagon #Ministria #Jashtme #ukrainase
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button