Sport

Asisti i Çinarit nuk mjaftoi për t’u kualifikuar në Ligën e Konferencës, kundërshtari përmbys ndeshjen në 4-3 për 6 minuta –

Në festa në trishtim brenda 6 minutave. Në këtë mënyrë ka shkuar kjo mbrëmje për Noan. Eraldo Çinari dha asist në golin e 3-të të ekipit armen, por as 3 gola nuk mjaftuan për të marrë fitoren në fund. Noa ishte duke udhëhequr me shifrat 1-3 deri në minutën e 75, kur ndodhi edhe befasia e madhe.

Duke nisur nga ky moment, në harkun kohor të 6 minutave, TSC-ja gjeti rrugën e rrjetës 3 herë të tjera për ta çuar rezultatin përfundimtar në 4-3. Kjo përmbysje solli edhe eleminimin e skuadrës së Eraldo Çinarit nga Liga e Konferencës./Sport Ekspres/

#Asisti #Çinarit #nuk #mjaftoi #për #kualifikuar #në #Ligën #Konferencës #kundërshtari #përmbys #ndeshjen #në #për #minuta
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button