Felaj i përgjigjet akuzave të Berishës: I kemi marrë titujt me meritë, jo si familja jote

Deputetja e PS-së, njëkohësisht dhe drejtuesja e seancës së sotme parlamentare ka reaguar për herë të parë pas akuzave se Prokuroria e Tiranës është kthyer në strehimoren e familjarëve të saj.
Felaj u shpreh se familjarët e saj dhe ajo vetë nuk kanë marrë asnjë titull nga politika, por arsimi që kanë kryer.
Ajo i është përgjigjur Berishës dhe deputetëve të opozitës duke thënë se ajo dhe familjarët e saj nuk vijnë nga listat e Berishës kur ai ishte President.
“Ta dish ti që familjarëve të mi dhe mua vetë nuk na i kanë dhënë titujt politika, por arsimi, magjistrat, shkolla. Nuk jemi nga lista e Sali Berishës kur ishte president.
Mos sillni familjarë në Kuvend se është shumë e shpifur. Në biografinë tonë nuk gjen asgjë të zezë kurse ti je krejt i zi”, tha Felaj, duke iu përgjigjur Berishës.
“Fakti që ju keni kufizuar në mënyrë ekstreme debatin sot, kur në përputhje me Kushtetutën, drejtësia vjen dhe raporton para parlamentit dëshmon shkallën e tmerrshme të inkriminimit tuaj.
Dëshmon se po silleni sikur të ishit banorë të 313, apo të Peqinit.
Dëshmon se keni frikë dhe tmerr nga krimet tuaja elektorale, joelektorale, ordinere, aferat korruptive.
Dëshmon se jeni skllevër të veprave tuaja kriminale, dhe nuk keni as dinjitetin, nuk keni as minimumin e guximit.
Vetëm ti nuk duhet të flasësh, se e shndërrove Prokurorinë e Tiranës në një strofull familjare.
Turp, turp, turp!
Kaq kam për të thënë”, deklaroi Berisha.
Felaj: Uluni zoti Berisha, mos pengoni vijimin e rregullt të seancës.
Berisha: Jepni dorëheqjen tani.
Felaj: Duhet të largoheshit ju dhe familja juaj nga ky vend që jeni shpallur non grata për korrupsion masiv. Jam krenare për veten dhe familjen time, i kam shërbyer këtij shteti. Në biografinë tonë nuk gjen asgjë të zezë, kurse ti je krejt i zi.
/f.stafa
#Felaj #përgjigjet #akuzave #të #Berishës #kemi #marrë #titujt #meritë #familja #jote