Aktualitet

Tragjedi në Tiranë! Rrjedhja e gazit i merr jetën pronarit të shtëpisë dhe të afërmit të tij

Dy persona janë asfiksuar për vdekje nga nga rrjedhja e gazit, në Tiranë, mbrëmjen e kësaj të enjteje.

Njoftimi i policisë:
Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

#Tragjedi #në #Tiranë #Rrjedhja #gazit #merr #jetën #pronarit #të #shtëpisë #dhe #të #afërmit #të #tij
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button