Aktualitet

Veliaj: Tirana, rekord historik në ndërtimin e objekteve arsimore brenda 9 viteve

Për herë të parë në historinë e saj si kryeqytet, Tirana ka ndërtuar brenda një periudhe 9-vjeçare 109 çerdhe dhe kopshte, si dhe 45 shkolla të reja. Lajmin e dha Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ku prezantoi edhe projektet e reja për ndërtimin dhe rikonstruksionin e objekteve arsimore.

“Përsa i përket infrastrukturës arsimore, ky këshill bashkiak duhet të jetë super krenar sepse në këto 9 vite kemi bërë 109 kopshte dhe çerdhe që nuk ishin përpara, pra o disfunksionale ose nuk ekzistonin fare 109 kopshte dhe çerdhe dhe 45 shkolla. Ka nga ata që lodhen duke i dëgjuar, që ne i kemi bërë 45 shkolla”, u shpreh Veliaj.

Sipas Veliajt, janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni shtatë objekte të reja arsimore:

• Ndërtim kopshti dhe çerdheje të integruar në zonën e ish-shkollës 9-vjeçare “Migjeni”;

• Ndërtim i palestrës dhe ambienteve shtesë në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi”;

• Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare “Kol Jakova”;

• Ndërtim i shkollës 9-vjeçare në Rrugën “Muharrem Caushi”,

• Ndërtim kopshti dhe çerdheje të integruar në Rrugën “Muharrem Caushi”,

• Ndërtim shkollë 9-vjeçare (Tipi 2) dhe të mesme (Tipi 4) në Rrugën “3 Dëshmorët”

• Ndërtim shkollë 9-vjeçare (Tipi 1) në Rrugën “Selitë e Vjetër”

Gjithashtu, janë lidhur kontratat për ndërtimin dhe rikonstruksionin e disa shkollave të tjera:

• Ndërtim i shkollës 9-vjeçare “Edit Durham”;

• Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare “Shyqyri Peza”;

• Ndërtim terrenesh sportive dhe muri rrethues për shkollat “Mustafa Greblleshi” dhe “Sander Prosi”;

• Ndërtim i shkollës 9-vjeçare “Ibrahim Hima”;

• Ndërtim i shkollës së Mesme të Bashkuar “Mersin Duqi”;

• Ndërtim i shkollës së Mesme të Bashkuar në Krrabë.

Gjithashtu, po ndërtohen dhe 2 objekte “Ndërtim i shkollës 9 vjeçare Arbanë dhe ndërtim i shkollës Profesionale .

Veliaj bëri të ditur se janë planifikuar edhe projektimi dhe ndërtimi i katër shkollave të reja:

• Ndërtim i një shkolle të mesme (Tipi 4) në Rrugën “Elbasanit” (Njësia 2);

• Projektim për ndërtimin e një kopshti dhe çerdheje të integruar pranë Kompleksit “Mangalem” (Njësia 1);

• Projektim për ndërtimin e një shkolle të mesme (Tipi 4) në Rrugën “Stavri Themeli” (Njësia 7);

• Projektim për ndërtimin e një shkolle të mesme (Tipi 4) në Rrugën “Muharrem Butka” (Njësia 5).

#Veliaj #Tirana #rekord #historik #në #ndërtimin #objekteve #arsimore #brenda #viteve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button