Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun, Sejko: Shtuam blerjen e euros për të stabilizuar tregun

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar në 2.75 % normën bazë të interesit për lekun.
Lajmin e ka bërë të ditur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, përmes një deklarate për mediat, ku foli për vendimmarrjen e politikës monetare për muajin dhjetor 2024.
Sipas Sejkos, ekonomia është në mjedis pozitiv, inflacioni është ulur ndërkohë është rritur punësimi.
Bazuar mbi këto rezultate sipas Sejkos, Banka e Shqipërisë vendosi të mos e ndryshojë normën bazë të interesit prej 2.75%.
Në konferencë guvernatori Gent Sejko deklaroi se ata kanë shtuar blerjet e euros në treg për të stabilizuar kursin e këmbimit.
#Banka #Shqipërisë #mban #të #pandryshuar #normën #bazë #të #interesit #për #lekun #Sejko #Shtuam #blerjen #euros #për #të #stabilizuar #tregun
JavaNews