Aktualitet

Tentim vrasje në Pejë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës njofton se në Pejë, një person ka tentuar të goditet me veturë nga një person tjetër.

Sipas njoftimit, më pas nga vetura i dyshuari ka shtënë dy herë me pistoletë në drejtim të viktimës mirëpo nuk e ka qëlluar, shkruan .

Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe si dëshmi materiale i është konfiskuar arma dhe automjeti që dyshohet se janë përdorur në rast.

‘VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË

Pejë / 17.12.2024 – 16:03. Është raportuar se viktima mashkull kosovar fillimisht është tentuar të goditet me veturë nga i dyshuari mashkull kosovar, dhe më pas nga vetura i dyshuari ka shtënë dy herë me pistoletë në drejtim të viktimës mirëpo nuk e ka qëlluar. Pas kryerjes së veprës i dyshuari është larguar me veturë nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe si dëshmi materiale i është konfiskuar arma dhe automjeti që dyshohet se janë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajte”, thuhet në raportin e PK-së.



#Tentim #vrasje #në #Pejë #arrestohet #dyshuari
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button