Aktualitet

Tërmeti/ Panik mes banorëve në Qarkun Dibër, grupet e emergjencave në terren

Një tërmet me magnitudë 3.8 të Shkallës Rihter u regjistrua rreth orës 18:01 në Qarkun e Dibrës. Gazetari i News24, Enver Doçi, në një lidhje direkte tha se epiqendra e tërmetit ishte në Qaf Murr të Dibrës që kufizohet me Burrelin.

Gazetari Doçi tha se lëkundja e tërmetit ka shkaktuar panik te banorët. “Ishte një lëkundje e fortë, banorët kanë dalë nga banesat e tyre. Grupet e emergjencave janë në terren për të parë nëse ka ose jo dëme, ndërsa disa banorë në Qafë Murr kanë njoftuar se banesat e tyre kanë pësuar dëmtime. Banorët kanë frikë se mund të ketë lëkundje të tjera”, tha gazetari Doçi.

#Tërmeti #Panik #mes #banorëve #në #Qarkun #Dibër #grupet #emergjencave #në #terren
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button