Aktualitet

Greva e punëtorëve të kompanisë së pastrimit, Komuna e Prishtinës: Po sjellë një kaos të madh në menaxhimin e mbeturinave

Komuna e Prishtinës njofton se punëtorët e kompanisë së pastrimit kanë hyrë në grevë, duke kërkuar largimin e kryeshefit të tyre, dhe kjo ka sjellë një kaos të madh në zonat që kjo kompani mbulon menaxhimin e mbeturinave.

Sipas komunës, kjo situatë ka lënë disa pjesë të qytetit pa menaxhim të mbeturinave, duke krijuar një situatë të rëndë që kërcënon shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Për shkak të kapaciteteve të kufizuara dhe vështirësive të vazhdueshme brenda kësaj kompanie, në maj të këtij viti, ishim të detyruar të angazhojmë operatorë privatë për të marrë përsipër menaxhimin e mbeturinave në disa pjesë të kryeqytetit, për të siguruar qytetarët që të marrin shërbimet e merituara. Këta operatorë po vazhdojnë të punojnë me përkushtim dhe efikasitet në zonat ku janë përgjegjës, duke siguruar që punët të kryhen siç duhet”, thuhet tutje në reagimin e tyre.

Po ashtu, Komuna dëshironë të sqaroj për qytetarët se ky bojkot i nisur dje dhe kaosi i krijuar janë pasojë e pakënaqësive të punonjësve të kompanisë private ndaj kryeshefit të tyre. Protesta sot është ndërprerë, por sigurisht se do të duhet disa ditë që të sanohet dëmi nga ky bojkot.

“Ju sigurojmë që kjo situatë është një pasqyrë e thellë e problemeve të brendshme të kompanisë dhe jo e mungesës së angazhimit dhe përkushtimit tonë për qytetin”, përfundoi reagimi.

 



#Greva #punëtorëve #të #kompanisë #së #pastrimit #Komuna #Prishtinës #sjellë #një #kaos #të #madh #në #menaxhimin #mbeturinave
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button