Aktualitet
Trazirat në Francë, Macron mbledh ministrat e tij për të diskutuar sigurinë në vend

Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të zhvillojë një takim në lidhje me situatën e sigurisë në vend me me kryeministren franceze Elisabeth Borne, ministrin e brendshëm Gerald Darmanin dhe ministrin e drejtësisë Eric Dupond-Moretti në mbrëmje.
Mijëra njerëz janë arrestuar në pesë netë protestash në përgjigje ndaj vrasjes së 17-vjeçarit Nahel Merzouk në Nanterre në periferi të Parisit nga policia.
Trazirat e kanë detyruar Macron të shtyjë atë që do të ishte vizita e parë shtetërore në Gjermani nga një president francez për 23 vjet.
#Trazirat #në #Francë #Macron #mbledh #ministrat #tij #për #të #diskutuar #sigurinë #në #vend
Lapsi