Aktualitet

Zyrtare: Ronaldo kandidon për president të futbollit brazilian

Ronaldo Nazario – Fenomeni – ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për president të Konfederatës Braziliane të Futbollit.  

Ai do të jetë një opsion për të pasuar Ednaldo Rodriguez në zgjedhjet, të cilat do të mbahen midis në mars të vitit 2026. Për t’u bërë kandidat, Ronaldos do të ketë nevojë për mbështetjen e të paktën katër federatave shtetërore dhe katër klubeve.

Fenomeni zbuloi se ai do të udhëtojë nëpër Brazil për t’i bindur këta partnerë. Në intervistë, Ronaldo renditi arsyet e kandidimit të tij dhe bëri të qartë se përveç shqetësimeve për qeverisjen, ai e sheh veten si një figurë të aftë për të rilidhur kombëtaren me tifozët.

“Jam 100% i përgatitur, i emocionuar, i motivuar dhe kam shumë njerëz të mëdhenj që duan të ndihmojnë. Jam i emocionuar për mundësinë që të udhëtoj në të gjithë Brazilin për të biseduar me drejtorët e federatës dhe klubet, dhe unë mendojë se kemi një histori të mrekullueshme për të shkruar shumë shpejt”, vazhdoi ai.

/ Sport



#Zyrtare #Ronaldo #kandidon #për #president #të #futbollit #brazilian
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button