Aktualitet

Mudryk rezulton pozitiv në doping?

Mediumi ukrainas Tribuna pretendon se futbollisti i Chelseat, Mudryk, ka rezultuar pozitiv për doping.

Sipas ‘Tribuna’, Mudryk ka rezultuar pozitiv për mostrën A në fund të tetorit dhe tani është në pritje të rezultateve të mostrës B. Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me një dënim të rëndë, duke përfshirë ndalimin e lojës.

Nuk dihet se cila është substanca e ndaluar dhe nëse bëhet fjalë për një test të Premier League apo UEFA.

Mudryk nuk ka luajtur për Chelsean që nga ndeshja jashtë vendit në Heidenheim më 28 nëntor dhe nuk u përfshi në skuadrën për ndeshjen kundër Aston Villa më 1 dhjetor.

Këtë sezon, sulmuesi ka bërë 15 paraqitje në të gjitha garat për “blutë” nga Londra, duke shënuar 3 gola dhe duke dhënë 5 asistime.

/ Sport



#Mudryk #rezulton #pozitiv #në #doping
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button