Tech

Mick Jagger fejohet në moshën 79-vjeçare me të dashurën 43 vjet më të vogël

Vokalisti kryesor dhe një nga themeluesit e grupit të rrokut Rolling Stones, Mick Jagger po planifikon të nisë një jetë re familjare. Këngëtari dhe kompozitori anglez ka vendosur të zyrtarizojë me fejesë lidhjen e tij me të dashurën, Mel Hamrick, e cila është 43 vjet më e vogël.

Ai i bëri propozimin për fejesë Mel, e cila është nëna e fëmijës së tij të tetë. Miq të tyre thonë se ish-balerina, e cila e takoi Mick-un në vitin 2014 pranoi se ishte fejuar gjatë një udhëtimi në New York.

“Melanie ishte në Teatrin Amerikan të Baletit kur u tha miqve se ishte fejuar me Mick-un. Ishte shumë e qartë se ajo që mbante ishte një unazë fejese dhe se këngëtari është tashmë i fejuari i saj”, tha një burim për the Mirror.

Më herët Mick ka qenë i martuar nga viti 1971 deri në 1978 me Bianca Perez-Mora Macias. Pas divorcit ai i propozoi supermodeles Jerry Hall, me të cilën pati marrëdhënie nga viti 1977 deri në vitin 1999.

Jagger është sot 79 vjeç, ndërsa e fejuara e tij e re vetëm 36.

 

#Mick #Jagger #fejohet #në #moshën #79vjeçare #të #dashurën #vjet #më #të #vogël

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button