“Berisha në krye të demokratëve, cikël i mbyllur”, Kulluri: PD ka rënë në nivelin e 31% të votave

Zyrtari i partisë ‘Djathtas 1912’, Edvin Kulluri, është shprehur se se PD ka rënë në nivelin e rreth 31% të votave, ndërsa partitë e vogla janë rritur në 20 %.
Komentet Kulluri i bëri në ‘Ditari i Pasdites’ me gazetaren Bruna Çifligu në A2 CNN, ku tha se rritja e partive të vogla para zgjedhjeve, është më e madhja në një kohë kaq të shkurtër, shkruan A2 CNN.
Kulluri tha gjithashtu se rënia e PD i dedikohet ciklit të mbyllur të Sali Berishës në krye të PD-së dhe luftës së brendshme gjatë këtyre viteve në këtë forcë politike.
“Sondazhi i fundit tregonte që me një pjesëmarrje diku te 60 %, PS është diku te 48.5 %, PD është 30.7 apo 31 %, ndërsa partitë e reja ishin diku te 20 % e votave. Ka ndodhur nga nëntori në dhjetor, për një muaj janë rritur nga 14 % në 20 %.
Shtimi i votave ka qenë shumë i shpejtë për partitë e vogla. Kjo shpjegohet me ciklin e mbyllur të Berishës në krye të PD-së, gjithë krizën që ka kaluar PD në këto 7 vite. Mos mendo se shikojmë vetëm ne të dy, shikojnë edhe njerëzit, ata mendojnë më shumë se ne për politikën.
Njerëzit e vuajnë në kurrizin e tyre politikën e një vendi. PD ka rënë me 400 e ca mijë vota gjatë krizave të veta. Por PS ka një specifikë që është pak më solidare si parti, pra solidaritetin e kanë mënyrë funksionimi të vetën. PD është më liberale”, tha Kulluri,
#Berisha #në #krye #të #demokratëve #cikël #mbyllur #Kulluri #rënë #në #nivelin #të #votave
Java News