Aktualitet
E rëndë në Korçë, 16-vjeçari ndërron jetë pas atakut kardiak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës ditën e sotme, teksa raportohet se një 16-vjeçar nga fshati Barç ka nderruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.
Mësohet se 16 vjeçari ka ndërruar jetë në banesën e tij ku prezentë kanë qënë dhe familjarët të cilët edhe pse njoftuan ambulancën, ishte e pamundur për mjekët që ta kthenin në jetë.
Njoftimin për ndarjen nga jeta e ka bërë shkolla e tij në një postim në rrjetet sociale.
#rëndë #në #Korçë #16vjeçari #ndërron #jetë #pas #atakut #kardiak
Java News