Kryetari i KLGJ: Kemi kapacitetet për të vijuar më tej procesin e vlerësimit kalimtar të magjistratëve

Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi në fjalën e tij nga konferenca që shënoi përfundimin e mandatit kushtetues të KPK dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (KKP), u shpreh se KLGJ i ka të gjitha kapacitet administrative e ligjore për të vijuar më tej procesin e vlerësimit kalimtar për magjistratët.
‘KLGJ i ka demostruar kapacitetet e veta për 3 komponentë në të cilët procesi i vetingut është bazuar që janë vlerësimi etik dhe profesional, i figurës dhe pasurisë. KLGJ që kur është formatuar është ideuar që nëse do të vijë një moment, kur mandati i disa organeve që kanë kryer vlerësimin kalimtar të magjistratëve do të përfundonte do ta vijonte më tej KLGJ. KLGJ i ka të gjitha kapacitet administrative ligjore për të vijuar më tej procesin e vlerësimit kalimtar për të mirën e vendit dhe do të jetë i bazuar në disa parametra, shpejtësinë profesionalizimin dhe transparencën. Suksese ata që kanë kontribuuar në këtë proces, vlerësim për punë e tyre. Kjo është puna jonë dhe ne do ta bëjmë në të mirën e Shqipërisë’, tha ai.
#Kryetari #KLGJ #Kemi #kapacitetet #për #të #vijuar #më #tej #procesin #vlerësimit #kalimtar #të #magjistratëve
Java News