“Zemra jonë, e rënduar nga humbja”/ Humbi jetën nga meningjiti në Durrës, shkolla reagim të ndjerë për 17-vjeçaren: Qoftë shpirti yt në paqe!

17-vjeçarja Noela Caka, që humbi jetën nga meningiti akut një ditë më parë, mësonte në gjimnazin “Leonik Tomeo” në Durrës. Ambientet e shkollës do të dezinfektohen, ndërsa autoritetet shëndetësore po gjurmojnë personat që kanë pasur kontakte me vajzën.
Mësohet se javën e kaluar 17-vjeçarja, Noela Caka ishte ekskursion me klasën në Voskopojë, dhe të mërkurën, 11 dhjetor, ka pasur gjendje virale, e cila sipas referimit të prindërve i ka kaluar shpejt. Të enjten ka qenë mirë deri të premten. Ndërsa të shtunën ka shfaqur dhimbje koke shumë të forta dhe të vjella. Ajo u transportua fillimisht në spitalin e Durrësit dhe më pas në shërbimin infektiv të QSUT, por humbi jetën pasi gjendja e saj u përkeqësua me shpejtësi.
Pas ngjarjes tragjike gjimnazi ‘Leonik Tomeo’ ku mësonte 17-vjeçarja kanë reaguar në rrjetet sociale, ku shprehin ngushëllimet për vdekjen e nxënëses se tyre.
“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta, të nxënëses tonë N.C., për arsye shëndetësore. Të gjithë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit të mirës, të dashurës, të qeshurës, piktores tonë N. Është e vështirë të përshkruhet dhimbja që ndiejmë të gjithë. Ky ishte një lajm i pabesueshëm. Nuk është e lehtë të gjenden fjalët kur zemra është e rënduar nga humbja. N., do të na mungosh pafundësisht por do të jesh gjithmonë në zemrat tona. Qoftë shpirti yt në paqe! Ngushëllime familjarëve!”- thuhet në reagimin e shkollës.
#Zemra #jonë #rënduar #nga #humbja #Humbi #jetën #nga #meningjiti #në #Durrës #shkolla #reagim #të #ndjerë #për #17vjeçaren #Qoftë #shpirti #në #paqe
Java News