Life Style

Alida Hisku kërkon pension artistik për Parashqevi Simakun: Duhet ta ndihmojmë, jo t’i prishim dinjitetin

Këngëtarja e madhe Alida Hisku ka reaguar ndaj videos virale të koleges së saj, Parashqevi Simaku, e cila tregonte për sfidat ekonomike që po përjeton në SHBA.

Përmes një mesazhi publik në rrjetet sociale, Hisku ka shprehur keqardhje të thellë për gjendjen e Simakut dhe ka bërë thirrje për mbështetje dhe ndërgjegjësim.

Në reagimin e saj, Hisku propozon që Parashqevisë t’i lidhet një pension artistik, ashtu siç e parashikon dhe ligji shqiptar, edhe pse jeton në SHBA.

“E ndjej thellë në shpirt gjendjen e koleges sime, duke vërtetuar se emigracioni sjell edhe viktima kudo. Mendoj dhe propozoj që Parashqevi t’i lidhet një pension artistik, ashtu siç e parashikon dhe ligji shqiptar, edhe pse jeton në SHBA.”

Hisku ka apeluar gjithashtu që të ndalet përhapja e videove që mund të ndikojnë negativisht në imazhin dhe dinjitetin e Simakut.

“Dëshiroj të mos komentohet keq dhe të mos përhapen më video të tilla në rrjetet sociale, sepse dëmtojmë njëri-tjetrin me negativitetet tona.”

Reagimi i plotë i këngëtares Alida Hisku:

I nderuar dhe i dashur Gazi i jone Mbase me shume se te tjeret,.. Te perqafoj per kete shkim, sepse ke jetuar gjate me Ne, dhe je deshmues i karieres sone Artistike. E ndjej thelle ne shpirt gjendjen e Koleges sime, duke vertetuar se Emigracioni sjell edhe viktima kudo. Mendoj dhe propozoj qe Parashes ti lidhet nje Pension Artistik,… sic e permanent dhe Ligji Shqiptar, edhe pse jeton ne USA. Desheroj te mos komentohet keq dhe te mos perhapen me vidio te tilla ne rrjetet e iternetit,.. sepse demtojme njeri-tjetrin me negativitete tona Ju uroj shendet Ty dhe jetegjatesi Parashqevi Simakut, Respekt.

Këngëtarja Alida Hisku propozon pension artistik për Parashqevi

#Alida #Hisku #kërkon #pension #artistik #për #Parashqevi #Simakun #Duhet #ndihmojmë #prishim #dinjitetin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button