Aktualitet

“Zoti nuk harron…”, Armaldo Kllogjeri, i lumtur me shkarkimin e drejtoreshës së TKOB: Karma is a b**ch!

Këshilli i Ministrave shkarkoi tre ditë më parë (13 Dhjetor) Abigeila Voshtinan, drejtoreshë e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Lajmi u shoqërua edhe me reagime të shumta, ku mes tyre bie në sy edhe ai i tenorit Armaldo Kllogjeri, ish-konkurrent i “Big Brother”.

Ai ka komentuar vendimin për shkarkimin e Voshtinës, përmes një postimi në rrjetin e tij social TikTok.

“Karma is the b**ch”, e nis ai fjalën në këtë video, duke thumbuar ish-drejtoreshën, e cila më parë ka pushuar nga puna “maestron”, sipas këtij të fundit.

Reagimi i Armaldo Kllogjerit:

“Karma is the b**ch! Besoj e keni marrë vesh që para dy ditëve është shkarkuar nga detyra e drejtorllëkut drejtoresha e Teatrit të Operës dhe Baletit. Ej! Zoti vonon, por nuk harron. Duhet ta dini që populli thotë “kush ia bën gropën tjetrit, bie vetë brenda”. Uroj që me ardhjen e drejtorit të ri, mua të më hapet drita jeshile dhe të kthehem në vendin që më takon”.

#Zoti #nuk #harron.. #Armaldo #Kllogjeri #lumtur #shkarkimin #drejtoreshës #së #TKOB #Karma #bch
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button