Zbardhet agjenda e mbledhjes së përbashkët të Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë

Më 20 dhjetor në Prishtinë do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë, duke nisur nga ora 11:00 në sallën e seancave plenare.
Pritet që të jenë në total 130 deputetë të pranishëm në këtë mbledhje. 70 ligjvënës do të jenë nga parlamenti i Kosovës dhe 60 të tjerë nga parlamenti i Shqipërisë.
Po ashtu në mbledhjen e përbashkët do të jenë edhe dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti.
Në agjendën e parashikuar të këtij takimi që këtë herë do të zhvillohet në Prishtinë, është parashikuar që pas himneve të të dyja vendeve, mbledhja të nisë me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij do të flasë kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Mbledhja e përbashkët do të përmbyllet me një fjalim të Albin Kurtit dhe Edi Ramës.
#Zbardhet #agjenda #mbledhjes #së #përbashkët #të #Kuvendeve #të #Kosovës #dhe #Shqipërisë
Java News