Endri Shabani: Sulmet e Berishës ndaj partive të reja “skemë tipike” për të mbajtur monopolin e opozitës

Në një intervistë për TemA, Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, flet për zgjedhjen e tij për të mos iu bashkuar partive të mëdha si PS dhe PD, pavarësisht ftesave nga të dyja palët. Ai zbulon arsyet pse beson se politikanët e rinj brenda partive tradicionale nuk kanë pushtet real dhe pse ka zgjedhur të krijojë një parti të re opozitare.
Shabani diskuton gjithashtu sulmet dhe etiketimet nga Sali Berisha, të cilat i quan një “skemë tipike” për të mbajtur monopolin e opozitës, ndërsa ndan sfidat e bashkëpunimit me partitë e reja opozitare dhe mendimet e tij për rolin e të rinjve në politikë.
Në intervistë, ai prek edhe dilemën e të ardhmes së tij politike në rast se nuk arrin të fitojë në zgjedhjet e ardhsme, duke theksuar se për të rëndësi ka krijimi i një alternative të re dhe përfshirja e të rinjve në vendimmarrje. Ai pranon se nëse dështon në zgjedhjet e ardhshme, do të rikonsiderojë rolin e tij brenda Nismës Thurje dhe do të kërkojë mekanizma të rinj për të vazhduar kauzën e tij.
#Endri #Shabani #Sulmet #Berishës #ndaj #partive #të #reja #skemë #tipike #për #të #mbajtur #monopolin #opozitës
Java News