Ledri Vula dhe Sara Hoxha kapen mat në Tiranë pas ndarjes. Ja kush e shoqëron ish-çiftin e njohur

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, dhe ish-partnerja e tij, Sara Hoxha, janë parë së bashku në një rrugë të Tiranës, në zonën e Bllokut konkretisht në Rrugën e Brigadave VIII.
Çifti, i cili ka qenë prej kohësh në qendër të mediave për ndarjen e tyre, nga fotot e siguruara nga Liberale.al, u kapën të shoqëruar nga vajza e tyre e vogël Poem Blu.
Ky moment ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe ka nxitur spekulime mbi marrëdhënien e tyre aktuale.
Nuk dihet nëse ky takim ishte në interes të përbashkët për vajzën e tyre apo ndonjë sinjal për një pajtim të mundshëm.
Kujtojmë që Ledri Vula aludohet se është në lidhje me vajzën milionere, Rina Zaiti pasi konfirmoi ndarjen nga Sara Hoxha.
#Ledri #Vula #dhe #Sara #Hoxha #kapen #mat #në #Tiranë #pas #ndarjes #kush #shoqëron #ishçiftin #njohur
Java News