Burra që rrahin gratë dhe fëmijët, arrestohen 3 kryefamiljarë dhunues në Tiranë

Fenomeni i dhunës në familje vijon të jetë problematik në kryeqytet.
Vetëm në 24 orë, policia e Tiranës ka çuar pas hekurave 3 burra, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve, e madje edhe fëmijëve të tyre.
“U arrestuan shtetasit: N. D., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje. Gjithashtu, nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se 47-vjeçari ka thyer masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata; – G. K., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve të mitur. – A. L., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij”, informon policia.
#Burra #që #rrahin #gratë #dhe #fëmijët #arrestohen #kryefamiljarë #dhunues #në #Tiranë
Java News