Atentat ndaj shqiptarëve në Greqi, një i vrarë dhe një i plagosur, detaje nga krimi i rëndë

Një atentat me armë ndaj shqiptarëve është regjistruar mesditën e sotme në Greqi.
Sipas informacioneve nga mediat greke, ngjarja ka ndodhur në qytetin Thrakomakedones, jashtë një lokali.
Si pasojë e të shtënave, mbeti i vrarë 1 person, ndërsa një tjetër i plagosur. Mediat greke thonë se viktima dhe i plagosuri janë me origjinë shqiptare. I plagosuri është në gjendje të rëndë dhe ka plagë në kokë.
Ngjarja konsiderohet ekzekutim mafioz. Viktima dhe i plagosuri u qëlluan nga një motor në lëvizje, teksa atentati ndodhi në mes të vendit para syve të dhjetra qytetarëve.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën dhe identifikuar autorin/ët.
#Atentat #ndaj #shqiptarëve #në #Greqi #një #vrarë #dhe #një #plagosur #detaje #nga #krimi #rëndë
Java News